“Ka harruar si e pësoi Napoleoni”, Putin i përgjigjet Macronit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 6 Mars, 2025

Komente


“Ka harruar si e pësoi Napoleoni”, Putin i përgjigjet Macronit

Vladimir Putin, një ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti Rusinë një kërcënim për Evropën dhe hodhi idenë për të vënë nën mbrojtjen bërthamore të Francës disa shtete evropiane, u përgjigj se “disa njerëz kanë harruar se çfarë ndodhi me Napoleonin”.


“Ende ka njerëz që duan të kthehen në kohën e Napoleonit, duke harruar si përfundoi ajo histori”, tha Putin pa përmendur emrin e Macronit, shkruan A2.

Presidenti rus gjithashtu foli edhe për llojin e paqes që duhet vendosur me Ukrainën: “Duhet të zgjedhim një paqe që na përshtatet dhe që do të sigurojë paqen për vendin tonë në afat të gjatë”.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj